Kryetari i Turqisë Recep Taip Erdogan ka kërkuar sot nga liderët e Bashkimit Europian që qartë të thonë a duan ta pranojnë vendin e tij anëtar të barabartë në BE, transmeton Koha.net.
“Dua të dëgjoj nga ta përgjigje të qartë. Nëse doni ta pranoni Turqinë, bëjeni këtë, nëse nuk doni, thoni i jo”, ka thënë Erdogan në Poloni ku po zhvillon një vizitë zyrtare, përcjell AP.
Kryetari polak Anzhej Duda ka theksuar se Polonia përkrah përpjekjet e Turqisë për t’u bërë anëtare e BE-së.