BMW X3 për 2018 është më i madh se sa më herët dhe ka evoluar nga ana e dizajnit në krahasim me pararendësin e tij.
Rritja e dimensioneve të jashtme reflektohet në komforin për udhëtarë në ulëset e pasme, e cila do të ketë më shumë hapësirë.
Blerësit do të kenë në dispozicion edhe sistemin e ri të ndriçimit ambiental në kabinë, i cili është i pranishëm në kuadër të pakos Extended Ambient Lighting.
Në mesin e opsioneve me pagesë janë edhe komandat me gjeste, sikurse në serinë 7 të BMW-së, si dhe sistemi inteligjent i komandës me zë.