Serbia rehabiliton kriminelët e luftës

Vladimir Lazareviqi, ish-komandant i Korparmatës së Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, i cili ka shërbyer dy të tretat e dënimit 14 vjeç për krime lufte të kryera në Kosovë, do të bëhet mësues në Akademinë Ushtarake të Serbisë, ka thënë për ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në një deklarim për gazetën “Veçernje Novosti”, shkruan sot Koha Ditore.

Ai, madje, ka lënë të kuptohet se me këtë veprim, Qeveria e Serbisë po e rehabiliton të dënuarin për vrasje masive të shqiptarëve.

“E kemi bërë një rregull që të krijojmë hapësirë në Akademinë Ushtarake për komandantët më prominentë nga luftërat e kaluara… Kjo është një pikë e madhe e kthesës dhe një mënyrë për të përmirësuar padrejtësitë që u janë bërë atyre gjatë viteve të kaluara”, ka thënë Vulin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme