Lushtaku në reagimin e tij ka thënë se është ndier i shqetësuar për këto, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të zbardhin rastin.
“Më ka shqetësuar fakti se këto ditë më është përmendur emri im. Askush nuk ka të drejtë të thirret apo të përdor emrin tim edhe po të jetë ai vëllau apo djali im. Unë kërkoj nga drejtësia që sa më shpejt të zbardhet e vërteta në rastin në fjalë”, është shprehur Lushtaku në facebook.
Dina kishte deklaruar se po i bëjnë presion për dy tenderë. Njëri prej tyre është tenderi multimilionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.
Lidhur me këtë rast Dina thotë se Nuri Sallahu dhe Shaban Lushtaku, kushëri i Sami Lushtakut e kishin kapur për krahu për ta dërguar me zor në një kafene me Sami Lushtakun./Lajmi.net/