Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, njëherit një prej figurave të rënëdsishme të LDK-së gjatë viteve të 90-ta dhe pas luftës, ka përkrahur kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash. Berisha përmës një fotografie të rrallë ku shihet pranë Ibrahim Rugovës, thotë se është i lumtur që Lidhja ka dëshirat e njëjta si në fillim, për lagjen, qytetin, shkollën etj.
Berisha tregon se në fillimet e LDK-së ishte ëndërr Republika ndërsa sot është përpjekja për të zhvilluar vendin.
Ai ka ftuar qytetarët që të përkrahin kandidatët e LDK-së për kryetar komunash.
Ky është statusi i tij i plotë në FB, transmeton Express.
Kur ne u bashkuam në fillim në #Lidhje ëndërra jonë ishte Republika e lirë dhe e pavarur. Ne atëherë e nisëm si refuzim. Nuk mund ta pranonim shtypjen, segregimin e varfërinë si fatin tonë të paracaktuar. Arritëm që të lidhur së bashku t`u japim fëmijëve tanë lirinë dhe Republikën.
Sot, kohët janë tjera por përpjekja për ta përparuar vendin mbetet e njëjtë. Jam i lumtur se #Lidhja ka të njëjtat dëshira si dikur, për lagjen, qyteti e shkollën. Ka edhe njerëzit që i dalin zot vendit e #Lidhjes.
#MeArbaninAgiminLutenHakiunGazmedinSafetinHatiminXhaferinShaipinBesiminMuharreminSaliunBajrushinSokolinImriunHyrijenIbrahiminSamiunMehmetiShkelqimin…