Gjuriq ka shtuar se kanë në dispozicion edhe dy ose tre ditë në lidhje me datën e planifikuar për të përmbushur plotësisht detyrimet lidhur me Marrëveshjen për Drejtësinë, transmeton lajmi.net.
“Më interesantja është se Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare e sheh vonesë të madhe tre ditshin e zbatimit të Marrëveshjes së Drejtësisë ndërsa vonesën prej 1643 ditëve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe nuk e komentojnë”, ka thënë Gjuriq.
Në bazë të kësaj marrëveshje presidenti i vendit Hashim Thaçi pritet t’i dekretoj 42 gjykatës dhe 14 prokurorë serbë.
Të kujtojmë se të martën në presidencë gjithçka ishte bërë gati për dekretimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, të cilët për herë të parë do të jenë nën juridiksionin e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.
Megjithatë, pas pritjes disa orëshe, ceremonia e dekretimit kishte dështuar, meqë gjyqtarët dhe prokurorët serbë nuk u paraqiten në presidencë.
Kjo bëri që të reagojë ashpër presidenti Thaçi, por edhe Bashkësia Ndërkombëtare. /Lajmi.net/