Ilir Meta mbështetje të madhe Teuta Arifit

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka realizuar takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.

Në këtë takim siç shprehet kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi është biseduar për zhvillimet politike në Maqedoni dhe rrjedhës së procesit zgjedhor.

“Në Tiranë realizova takim edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Biseduam rreth zhvillimeve politike në Maqedoni dhe rrjedhës së procesit zgjedhor. Shprehja e lirë e vullnetit të qytetarëve është dhe mbetet një nga shtyllat kryesore demokratike të një shoqërie, e cila tenton progresin e qëndrueshëm dhe integrimin në Europë.

Shqiptarët kudo që janë janë të bashkuar rreth këtij koncepti dhe e kanë të dëshmuar orientimin dhe bindjen e tyre pro-europiane” ka shkruar Arifi.

Ndryshe Teuta Arifi është kandidatja më e votuar në Tetovë edhe atë vetëm me vota shqiptare, ku pritet në rrethin e dytë të ketë fitore bindëse ndaj kundërkandidatit të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme