Ne zgjedhjet e kaluara, lideri i Partise Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në një tubim në Dobërdoll, kishte adresuar akuza të rënda ndaj kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.
“Votojeni këdo tjetër, veç BDI-në në asnjë mënyrë mos e votoni. Ali Ahmeti këtij populli i sjell dhunë, gjak, varre e burgje, asnjë të mirë nuk kanë shqiptarët prej BDI. Më 11 dhjetor të dënohet kjo politike, sidomos meritojnë dënim prej kumanovarëve, me zero vota për këta tradhtar”, ishte shprehur Menduh Thaçi, nga PDSH sipas Express.
Kreu i kësaj partie gjithashtu premtoi që përmes ligjeve për amnisti që do ti sjellin, do të lirojnë nga burgu, siç i quan ai, të dënuarit me procese të montuara./Sakte.net