Pritje e ngrohtë për Rexhep Memedin dhe Bilall Kasamin në Koliçan të Poshtëm (FOTO)

Në vazhdën e takimeve me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Studeniçanit, Rexhep Memedi, i shoqëruar nga kryetari i partisë Bilall Kasami dhe nga përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, ka vizituar fshatin Koliçan i poshtëm.

Ata u mirëpritën nga banorët vendas ku mbajtën fjalime dhe premtuan se në këtë fshat do të rregullojnë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe infrastrukturën rrugore.

Vetë prezenca e dr.Bilall Kasamit sot në Koliçanin e Poshtëm kur edhe ai është në kampanjë është dëshmi se BESA dhe dr.Rexhep Memedi nuk do i harrojë banorët e këtij fshati dhe nuk do i lënë ata pa ujë dhe rrugë në shekullin XXI, ashtu siç i ka harruar kryetari aktual në ikje i cili i ka mashtruar këta banorë për 2 mandate me radhë.

Më pas ata u ndalën edhe në fshatin Batincë ku u takuan me aktivistët e Besës dhe Aleancës në këtë fshat.



më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme