Pamje nga momenti kur Sekiraqa dërgohet në burg

Enver Sekiraqa është kthyer përsëri në burg. Vendimin për këtë e ka marrë Gjykata e Apelit. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i burgjeve të Kosovës.

“Po, ai tashmë është duke u kthyer në burg. Vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit. Polica është duke e shoqëruar”, ka thënë Zogaj.

Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Para se Zogaj të deklaronte një gjë të tillë, te shtëpia e Sekiraqës janë parë policia e Kosovës si dhe pjesëtarë të EULEX-it.

Më poshtë mund të shihni momentin kur Sekiraqa dërgohet në burgun e Sigurisë së lartë.

 

© ZËRI.INFO

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme