Vdes edhe një pacient që muajin e kaluar pësoi nga oksidoli, një tjetër me komplikime

Një vdekje që po trajtohet si rast i dyshimtë ka ndodhur para dy ditësh në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Pacientja 74-vjeçare ishte operuar në këtë klinikë në ditën kur kishte ndodhur problemi me gazin oksidol para më shumë se një muaji, shkruan sot Koha Ditore.

Mjekët në QKUK vdekjen e saj e lidhin me pasojat që ka mundur të shkaktojë ky gaz, ndërsa Prokuroria e Shtetit ka urdhëruar autopsinë e trupit të kësaj pacienteje dhe në bazë të rezultateve këtë vdekje do t’ia bashkëngjesë hetimit të nisur muaj me parë për tri vdekje që po ashtu dyshohen se janë shkaktuar nga ky gaz.

Përveç këtij rasti, edhe një tjetër paciente është ende në gjendje të komplikuar. Siç ka mësuar gazeta, ajo para dy ditësh është transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për të trajtuar komplikimet në mushkëri që dyshohet se ia ka shkaktuar ky gaz.

Në QKUK kanë deklaruar se vdekja e para dy ditëve ka ndodhur si pasojë e gazit oksidol të përdorur në operim muaj me parë dhe se ky nuk është rast i ri…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme