Ka debutuar zyrtarisht gjenerata e re e Audi A7 Sportsback, para lansimit më 2018.
Rivali i Porsche Panameras do të dalë në shitje në fillim të vitit të ardhshëm me dizajn të ri dhe teknologjinë më të re.
Audi A7 Sportsback i ri debuton me motor 3.0-litërsh V6 TFSI me 335 kuajfuqi që përshpejtimin prej 0 në 100 km/orë e arrin për 5.3 sekonda. Shpejtësia maksimale e tij është 250 km/orë.
Motorët tjerë me katër dhe gjashtë cilindra dizel dhe benzinë do të vijnë më vonë.
Një model i tillë pritet të kushtojë rreth 70 mijë euro në muajin shkurt kur të dalë në treg.