Visar Ademi: Kur Besa-Aleanca luftonin regjimin, BDI e mbronte Gruevskin

I panatyrshëm dhe jo parimor Kështu e ka vlerësuar analisti Visar Ademi koalicionin mes LSDM-së dhe BDI-së i cili ka kujtuar se Zaev ka lidhur marrëveshje me mbrojtësit e Nikolla Gruevskit. Në emisionin 360 gradë, Ademi kujtoi se BDI natën bisedonte me Nikolla Gruevskin dhe VMRO-në për të vazhduar koalicionin, përderisa Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët mbështetnin edhe protestat e sektorit civil kundër rregjimit të atëhershëm ku bënte pjesë edhe vetë BDI. “E kundërta mund të thuhet që koalicioni i LSDM-së me BDI-në nuk duket i natyrshëm për shkak se atëherë kur të gjithë ne protestonim kundër këtij rregjimi eksponent të lartë të BDI-së negocionin natën me VMRO-në duke e mbajtur gjallë një koalicion të mundshëm me VMRO-në. Prandaj unë nuk e kuptoj se si mund LSDM ta justifikon këtë lloj koalicionimi”, tha Ademi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme