Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se shumica parlamentare nuk do të zvogëlohet por përkundrazi do të rritet.
Zaev thotë se shumica parlamentare do të rritet sepse, siç tha ai, ka shumë demokrat dhe njerëz të ndershëm të opozitës, të cilët nuk pajtohen me ndarjet politike, nacionalizëm, ndërsa Maqedonisë, sipas tij, në periudhën e ardhshme po I vijnë perspektiva të mira.
“Unë besoj se disa deputetë do të kenë guximin që të përkrahin politikat të cilat i duhen Maqedonisë. Jam I bindur në këtë, kështu që pason periudha për të përveshur krahët dhe për të punuar për qytetarët”, ka thënë Zaev.