LSDM “ndalon” paraqitjen e Ali Ahmetit në tubimet e raundit të dytë?

Vërehet zhdukja e menjëhershme e kryetarit te BDI-së Ali Ahmetit nga fushata në rrethin e dytë. Redaksia jonë kontaktoi ekspertë të ndryshëm për të zbuluar arsyet e kësaj zhdukjeje të përnjëhrshme. Ajo që ata saktësojnë, sillet rreth tre mundësive të ndryshme nga e cila e para është se në anketat interne që ka bërë partia e Ahmetit rezulton se persona kyç të partisë si Ali Ahmeti e Musa Xhaferi kanë rejting tejet të dobët edhe brenda votuesve potencial të vet BDI-së, andaj kjo mund të jetë arsyeja kryesore se pse janë të padëshirueshëm nga bashkëpartiakët e vet nëpër komuna të ndryshme ku ata lusin që mos duket lideri i tyre se bashku me ta në tubime, por në vend të tij të vije ndonjë bedel qeveritar si kryeministri ose ministri i brendshëm.

Arsyeja e dytë është se kjo është kërkesë e PR agjencionit maqedonas që thuhet se ia udhëheq fushatën dhe ata kanë vleresuar se shfaqja e kandidatëve afër Zaevit është dukshëm më e dobishme se të jenë afër Ahmetit ose Asanit. Kjo është vërejtur pas përllogarive që janë bërë në rrethin e parë, ku Ali Ahmeti nga zilia për liderët e partive tjera shqiptare që janë edhe kandidatë nëpër komuna, edhe ai ka kërkuar të fotografohet për bilborde nëpër vende të ndryshme, edhe pse nuk ka kandiduar në asnjë komunë.

Eskpertët maqedonas të PR-it sipas anketave kanë vlerësuar se ky hir i Ahmetit i ka sjellë dëm të pariparueshëm partisë së tij, ku në disa komuna kyçe në Shkup kanë dalë edhe të tretët dhe të katërtit në rradhë si në Haraçinë dhe Studeniçan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme