Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, tha se në këto zgjedhje qytetarët e Kosovës, kanë treguar vlerën perëndimore që e kemi.
“PDK-ja ka fituar bindshëm në shumicën e qyteteve të Kosovës, në 3 nga shtatë qendrat e Kosovës, jemi të parët, dukë udhëhequr bindshëm. Në 10 komuna jemi në balotazh dhe do të fitojmë në to. Komunat ku jemi në balotazh. Prizren, Mitrovicë, qytetin e ndërmarrësisë Ferizaj, qytetin e lashtë në Vushtrri, në Klinë besueshmërinë, në Kaçanik me Besimin, në Shtime, në Rahovec, në Malishevë e Dragash. Në dy Koman i kemi fituar pa balotazh, Skenderaj e Drenas. I falënderoj të gjithë qytetarët që kanë dhënë besim ndaj PDK-së, si dhe vëzhguesit”, tha ai në një konferencë për media.