Ditë më parë Enver Sekiraqa ishte liruar nga paraburgimi. Ai ishte liruar pasi Gjykata e Apelit kishte vendosur që masa e sigurisë nga paraburgimi t’i shndërrohet në arrest shtëpiak.
Mirëpo, Sekiraqa kishte thyer masën e arrestit shtëpiak duke u takuar me persona jashtë familjes, gjë të cilën e kishte të ndaluar nga gjykata dhe pas kësaj shkelje, masa e arrestit shtëpiak iu kthye sërish në paraburgim.
Ndryshe, Enver Sekiraqa ishte shpallur fajtor dhe ishte i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës në maj të vitit 2016 më 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.
Ai është akuzuar për tri vepra penale, derisa akuza kryesore është për kryerje të vrasjes së rëndë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës.
Prokurori Andreë Carney e ka akuzuar Enver Sekiraçën për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-s në Prishtinë.
Sekiraça akuzohej se kishte nxitur Arben Berishën për të kryer vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza dhe për vepra të tjera.
Për vrasjen e Rizës është i dënuar Arben Berisha me 30 vjet burgim, si dhe dy persona tjerë.
Pas një kohe të gjatë në arrati, Sekiraça ishte dorëzuar në vitin 2012. Pas dorëzimit ai kishte vuajtur një dënim për një incident me policët të cilët tashmë janë në burg dhe të akuzuar për shpërthimin në lokalin e tij në Prishtinë. Më 30 gusht 2007 ishte vrarë Triumf Riza. /Arbresh.info/