Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë, përmes një deklarate, ka treguar për shqetësimet lidhur me raportimet për regjistra të vjetërsuar të votuesve, votimin e dyfishtë dhe parregullsitë e tjera, në zgjedhjet e 22 tetorit.
Megjithatë, Ambasada e SHBA’vë në Kosovë ka përgëzuar vendin për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve komunale dhe bën thirrje që këto parregullsi të eliminohen në rundin e dytë zgjedhor.
Kjo është deklarata e plotë ambasadës së SHVA-ve për zgjedhjet komunale:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të rrethit të parë të zgjedhjeve komunale. Ne e çmojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisionerët e Vendvotimeve, OSBE-në, si dhe të gjitha ekipet monitoruese dhe vëzhguese për punën e madhe që kanë bërë. Gjersa ne kemi shqetësime lidhur me disa raportime për regjistrat e vjetëruar të votuesve, votimin e dyfishtë, dhe parregullsitë tjera sporadike, ne shpresojmë që disa nga këto çështje mund të adresohen para rrethit të ardhshëm të zgjedhjeve komunale në nëntor.
Dalja e rritur në votime dhe procedurat e sheshta zgjedhore në pjesën më të madhe të vendit janë shenja pozitive për demokracinë e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e Kosovës gjersa ato shpejtë përgatiten për edhe një rreth të votimit dhe përcjellin më tutje raportet mbi parregullsitë dhe shkeljet në këtë rrethin e parë. Shpresojmë se të gjithë zyrtarët komunalë tashmë të zgjedhur do të përkushtohen për ndryshim pozitiv në emër të të gjithë zgjedhësve të tyre, gjë e cila do ta shtyjë Kosovën përpara në shtegun e integrimit të plotë Euro-Atlantik.