Opozita ka kushte për votën pro buxhetit

Buxheti i rishikuar i shtetit do të dalë para deputetëve në shqyrtim të parë, të mërkurën. Pritet ta marrë mbështetjen në parim, por opozita ka kushte për ta dhënë votën edhe në leximin e dytë.

Në buxhetin e rishikuar nga Qeveria e re, tashmë dy vërejtje kryesore i ka LDK-ja, subjekt ky që tash është në opozitë, por që deri para një muaji e ka drejtuar Qeverinë dhe e kishte përgatitur edhe rishikimin e buxhetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lumir Abdixhiku është deputet i LDK-së dhe kryetar i Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa. Ai ka treguar se me çka nuk pajtohet në buxhetin e rishikuar.

“Ne vërejtjet kryesore i kemi pasur me heqjen e fondeve të premiumeve të sigurimeve shëndetësore, dhe si LDK kemi thënë se kjo është problematike. Ndoshta e kuptoj që nuk kanë mundur ta bëjnë fondin e sigurimeve shëndetësore me kohë, por ato para kanë qenë të dedikuara për shëndetësi. Ka pasur plot arsye që të përdoren në shëndetësi”, i ka thënë gazetës Abdixhiku… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme