Kapet i kërkuari për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Është kapur një person që kërkohej për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Shqipërisë arrestoi në Rrugën Rrëshen- Bukmirë një person që kërkohej nën dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.Të arrestuarit me inicialet E. B., 25 vjeç iu gjetën edhe disa doza të marijuanës.

I arrestuari sipas policisë po shoqërohej edhe nga një person tjetër, B. D., 18 vjeç i cili gjithashtu u arrestua.

Gjatë kontrollit të këtyre dy personave dhe makinës me të cilën udhëtonin, policia sekuestroi si prova materiale 1 armë zjarri pistoletë me karikator me 7 fishekë, 1 armë gjahu pa leje dhe disa doza lëndë bimore të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet e sekuestruara nga policia i shkuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme