Zgjedhjet lokale 2017, Taravari vazhdon takimet me qytetarët

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, Arben Taravari, ka vazhduar gjatë gjithë këtyre ditëve takimet me qytetarët.

Në Gostivar ASh koalicionon në rrethin e dytë edhe me partitë turke.
Taravari ka akuzuar se kryeministri po shkel rekomandimin kryesor të ndërkombëtarëve, atë të ndarjes së shtetit nga partia.
“Njerëz të vetëdijshëm ka edhe në partitë maqedonase që janë të vetëdijshëm se duhet ndryshuar regjimi në Gostivar. Kam mbështetjen edhe të partive turke, e besoj do jetë kështu edhe në raundin e dytë. Të gjithë janë të vetëdijshëm se ai që e ka keqpërdorur pushtetin duhet të shkojë. Kryeministri nuk ka të drejtë morale që si kryeministër të përkrahë një parti politike, pasi sipas rekomandimeve të Pribesë, nuk duhet që Qeveria të përzihet në punët dhe aktivitetet partiake”,- deklaroi kandidati për kryetar komune në Gostivar – Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme