Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropian dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee është takuar mëngjesin e sotëm me presidenti e vendit, Hashim Thaçi.
Ky takim ishte i mbyllur për media.
Brian Yee do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin, Kadri Veselin.
Zyrtari i lartë amerikan ka qëndruar dje për vizitë në Serbi.
Zyrtarëve atyje ai ua bëri të ditur qëndrimin e ShBA-së se nuk mund të qëndrojë ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra -tjetrës.
Kësisoj, zyrtari i lartë amerikan komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën, transmeton Klan Kosova.