Milaim Zeka ka akuzuar presidentin Thaçi, Enver Hasanin, mediat dhe analistët në fjalimin e tij në Kuvend.
Ai ka thënë se Thaçi dhe Hasani kanë zhveshur nga çdo imunitet deputetët.
“Neve HashimThaçi bashkë me Enver Hasanin na kanë zhveshë nga cdo imunitet i deputetitE kuptoj se jetojmë në shtet policor ku një polic I thjeshtë mund të arrestojë një deputet dh eta fyejë e ta poshtërojë atë. Për mu si deputet është tepër shqetësues fenomeni dhe standardi i akuzave që është futë në institucionet e shtetit e në parlament, duke akuzu njëri tjetrin si kriminel vrasës, e akoma më shqetësues kur këto bëhen në studiot e televizoneve tona.E kam një pyetje për Qeverinë zoti kryeministër dhe për këtë përmes jush ia dërgoj një pyetje zotit Pacollit a do të ishte mirë që kompania e tij t’ia hiqte shtetit të vet akuzën në Gjykatën e Arbitrazhit.”, ka thënë Zeka.