Gjykata e Apelit të Kosovës i ka vazhduar masën e paraburgimit Sadri Ramabajës i cili akuzohet se si pjesëtarë i organizatës “Syri i Popullit”, ka planifkuar “Vrasjen e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”,
“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit S.R., kundër caktimit të masës se paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 09.10.2017”.
“S.R. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, nga neni 126 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal të RKS-së dhe “ Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së” nga neni 144 i të njëjtit ligj”, thuhet në komunikatën e gjykatës..
Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejtë kur të pandehurit ia ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat tjera të parapara nga neni 173 i Kodit të Procedurë Penale janë të pa mjaftueshme për sigurinë e prezencës së tij në procedurë, në rrjedhën normale të saj, dhe parandalimin e kryerjes ose përsëritjes se veprës penale. Prandaj caktimi i paraburgimit konsiderohet si masë të domosdoshme.
Ramabaaj i cili ka qenë kandidatë për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është arrestuar javë më parë nga Policia e Shqipërisë, i cili siç kishte raportuar lajmi.net, kishte tentuar të ikë në Itali me dokumentet të falsifikuara./Lajmi.net/