Thaçi: Kosova është e përkushtuar për dialogun me Serbinë

Në konferencën Rajonale për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe Komuniteteve joshumicë, Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova u ka mundësuar të gjitha komuniteteve barazi.

Sipas tij, kjo është bërë duke filluar nga përfaqësimi dhe punësimi i tyre në Qeverinë e Kosovës dhe institucioneve të tjera, si dhe atyre iu është garantuar arsimi i lartë, Klan Kosova.

Thaçi ka thënë se Kosova është e përkushtuar edhe për dialogun me Serbinë dhe po ashtu në bashkëpunimin me të gjitha vendet fqinje.

Ai ka thënë se në diskutime si këto duhet të flitet edhe për atë se si kosovarët më lehtë udhëtojnë për Serbi sesa për Bosnjë e Hercegovinë dhe më tej ka folur edhe për vështirësitë e lëvizjes së mallrave të Kosovës drejt vendeve të rajonit.

Menjëherë pas fjalimit Presidenti Thaçi është larguar nga konferenca për shkak të agjendës së ngjeshur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme