Ai është sulmuar fizikisht në mesditë dhe është detyruar të marr trajtim mjekësor.
Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu, tha për lajmi.net se Ilir Tolaj ka lëndime në kokë dhe është duke u trajtuar në emergjencë
Ju konfirmojmë se dr. Ilir tolaj ka kërkuar ndihme ne Kliniken Emergjente ne QKUK. Ka lëndime ne regjionin kokës. Po vazhdojnë ekzaminimet tjera diagnostiko. Tolaj është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Fazliu, për lajmi.net.
Policia ka njoftuar se për këtë rast ka shoqëruar në polici dy persona.