Një përleshje e armatosur ka ndodhur në “Xhon Kenedi” në orët e mbrëmjes në Shkup.
Jozyrtarisht “Shenja” mëson se krismave me armë automatike ‘Kallashnikov’ i ka paraprirë një zënkë mes disa personave.
Sipas dëshmitarëve okular, personi i cili ka gjuajtur me armë është arrestuar nga forcat policore.
Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në zënkë e as motivet e përleshjes.