Përfundon takimi i Thaçit dhe Haradinajt me delegacionin e NATO-s, ja çfarë u bisedua

Ka përfunduar takimi i presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj me ambasadorët e NATO-s. Burime të lajmi.net kanë thënë se bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe institucioneve të Kosovës ka qenë tema kryesore e takimit.

Po ashtu edhe roli i NATO-s në sigurimin e paqes në Kosovë dhe në rajon ishte pjesë e diskutimeve.

“Sa i përket shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura qëndrimi mbetet i njëjtë, që kjo të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Megjithatë, pritja për bindjen e serbëve që t’i votojnë këto ndryshime kushtetuese nuk do të jetë e përgjithmonshme”, thonë burime të lajmi.net.

Delegacioni i NATO-s drejtohej nga zëvendës-sekretarja e përgjithshme, Rose Guttemoller.

Në takim ishin edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, dhe ai britanik Ruairi O’Connel.

Në takim gjithashtu pjesë morën edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Dalibor Jevtiq, Avni Arifi këshilltar i Haradinajt, dhe Bekim Çollaku këshilltar i presidentit Thaçi. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme