Thaçi i mban inat ambasadorit britanik, ja sa ftohtë e përshëndet (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me kryeministrin Haradinaj janë duke zhvilluar një takim me përfaqësues të NATO-s.

Në takimin që është i mbyllur për media, po marrin pjesë edhe amabasdori i Amerikës  në Kosovë, Greg Delawie dhe ai britanik, Ruairi O’Connel.

Në videon e realizuar nga lajmi.net shihet përshëndetja e ftohtë që kanë pasur mes vete, presidenti Thaçi dhe ambasadorit britanik, O’Connell.

Madje presidenti i vendit as nuk e shikon në sy ambasadorin e Britanisë.

Ndryshe, ishte pikërisht O’Connell i cili u largua nga konferenca për Gjykatën Speciale, ku Thaçi pati akuzuar ndërkombëtarët se nuk i kanë mbajtur premtimet ndaj Kosovës.

Pas kësaj ngjarje, largimin e ambasadorit Thaçi e kishte cilësuar si sjellje jo diplomatike.

Ndiqeni videon. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme