Zekolli: Zaev dhe BDI nuk mund t’i mashtrojnë shqiptarët

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, e konsideron si të përjetshme votën e vitit 2002. Kështu vlerëson ish diplomati Arsim Zekolli, i cili këtë qasje të Ahmeti e krahasoi me atë fukujamiste. Duke folur mbi vullnetin kolektiv të shqiptarëve, gjatë një debati që u mbajt mbrëmë në Shkup, dhe duke diskutuar rrethanat politike në vend, ai theksoi se sot vendi ndodhet në situatë ku ballafaqohet mes një koncepti të demokracisë së limituar dhe demokracisë së imituar.

ARSIM ZEKOLLI, ISH DIPLOMAT

“Tani debati është kush, cilët faktor këtu tek ne, janë preponentët e këtyre dy aspekteve. Është VRMO-ja dhe BDI-ja, që në realitet duhet t’ju thuhet se po, ju jeni limitues të demokracisë. Por, tani kemi dhe disa tinxarë, dhe sërish BDI-ja, e pashmnagshme BDI-ja, e cila është po ashtu promovuese e koceptit imitues të demokracisë. Na servohen diçka të cilat një pjesë e palës së sinqertë e cila me vite e vite promovon luftën kundër krimit, korrupcionit dhe drejtësi , lufftën kundër këtij abisi që ndodhet midis atzre që kanë dhe që nuk kanë, tani na servojnë të njejtën, por, me një emër tjetër”.
Sipas tij, ajo që po ndodh sot në skenën politike në vend nuk është diçka speciale apo ekzkluzive, është një konstant. Por, ka vazhduar ai, vlera është te mosdorëzimi a jo te triumfi.

ARSIM ZEKOLLI, ANALIST POLITIK

“Ajo që më jep shpresë është që për herë të parë në këto dhjetë vite, rizgjimi i një koncepti ndryshimi në mendjen e të rinjëve, nuk është I sofistikuar, nuk është i përsosur, ama është e bukura, gjitha diamantet në fillim janë guri. Kundërshtimi, fërkimi e bën diamant. Prandaj, sot si asnjëherë jam optimist, jo sepse unë e dij, por se ju mundeni”.
Zekolli ka theksuar se të gjitha mashtrimet që i janë bërë shqiptarëve gjatë periudhave të ndryshme kohore, nuk i kanë shkatërruar, por u kanë dhënë forcë dhe kanë dal faqebardhë.

ARSIM ZEKOLLI, ISH DIPLOMAT

“Dhe ne sot ende gjendemi në atë status quo të 90’ ku ende shohim atë ping pongun VMRO LSDM. E shkattëruan PPD, e shkatërruan PDSH, do e shkatërrojmë BDI-në. Tani është Zijadin Sela, tani është Zekirija Ibrahimi. Pse? Janë të heshëm! A kanë armatë mas vete, a kanë ndonjë batalion, kanë miliarda. Jo! Nuk kanë. Nuk kanë, ajo që është kryesorja, dosje, as njëri as tjetri, nuk kanë bomba. Si do të mundesh t’i kontollosh ata të cilët nuk mund ti dirigjosh me atë se nëse nuk e bën këtë ti del jashtë. Por bëjnë një prezantim të rëndomtë me të gjitha të mirat, por shyqyr edhe me të gjitha mangësitë që i kemi, se ajo i humanizon i bën të afërt me ne”.
Ky debat u organizua nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim, ndërsa në të u elaborua çështja e vullnetit kolektiv të shqiptarëve dhe tendencën e manipulimit, transformimit dhe kontrollit të këtij vullneti përmes simbolit të fuqisë e pushtetit politik dhe projektimin e komuniteteve politike në bazë të konjukturës politike dhe sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme