Limaj dhe Rama zotohen të thellojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë vizitës zëvendëskryeministri Limaj është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim është diskutuar për përgatitjet e mbledhjes se përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mbahet më 27 nëntor në Korçë.

Zëvendëskryeministri Limaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe për konkretizimin e marrëveshjeve të reja para mbledhjes së 27 nëntorit.

“Janë një numër marrëveshjesh konkrete të cilat duhet të fillohet të implementohen dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja. Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur që marrëveshjet e arritura deri më tani të mos mbeten në letër, por të implementohen në praktikë”, ka thënë Limaj.

Nga ana tij, kryeministri Rama ka thënë se edhe Qeveria shqiptare është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Limaj dhe Rama janë pajtuar që deri më 10 nëntor të finalizohen një sërë marrëveshjesh, të cilat më pas do të zyrtarizohen në mbledhjen e përbashkët më 27 nëntor.

Zëvendëskryeministri Limaj gjatë kësaj vizite është takuar edhe me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Zëvendëskryeministri Limaj, është caktuar si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo detyrë i është dhënë zëvendëskryeministri Limaj me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe atyre që do të nënshkruhen në të ardhmen.

Pjesë e këtyre takimeve ishte edhe Sylë Ukshini, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme