Gazetari Arjan Çani e sheh ndryshe sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve ditën e mërkurë në përfundim të seancës së Kuvendit.
Sipas tij, Rama nuk ka pasur asgjë të përgatitur, por e ka pasur instiktive. Moderatori i “Zonë e lirë” tha se e kishte shijuar pa fund atë deklaratë dhe se për të ishte deklaratë dashurie.
“E kam parë 100 herë. Ai e kishte instiktive. Ky është një moment shumë i rrallë. Është një marrëdhënie dashurie. Kjo ndodh shumë rrallë”,– tha Çani në emisionin e së premtes ku të ftuar kishte vetë kryeministrin Rama.
I pyetur nga Çani se edhe pas deklaratës, gazetarët nuk e kishin bojkotuar, Rama iu përgjigj: “Si të më bojkotojë? Të bëjnë grevë urie? Unë jam ushqimi për ta. Nuk isha i nxehur. Doja tu tregoja qëndrimin tim atyre. Atyre që qëndrojnë pas tyre dhe atyre më lart”, – tha Rama.
*******************
‘Rrëfimi te prokurori’/ Ja çfarë i tha Rama- Tahirit për makinën…
“Pse s’thua që makinën e paske bërë si ‘ushqim për qentë’ që nuk po të ndahen…”,- ka deklaruar kryeministri Rama përpara “prokurorit” Arjan Çani, në lidhje me pyetjen që ky i fundit i bëri për makinën e ish-ministrit Saimir Tahiri, e famshmja “Audi A8” me targa “AA 003 GB”.
Kryeministri Edi Rama ka folur, mbrëmjen e sotme, për atë se çfarë i tha ish-ministrit të tij të Brendshëm, Saimir Tahiri, për shitjen e makinës grupit kriminal të Habiljave.
Rama tregoi se, Tahirit i ka thënë se makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk po të ndahen.
“Më kujtohet që i kam thënë: Pse s’thua që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk të ndahen”,- tha Rama, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, mbrëmjen e kësaj të premte.
“Padiskutim që do të shkoj të dëshmoj për Tahirin”. Me këto fjalë e nisi kryeministri Edi Rama nisi rrëfimin për çështjen “Tahiri” i ftuar në studion e Arian Çanit në emisionin “Zonë e lirë”.
Petkun e prokurorit të Krimeve të Rënda e veshi vetë Arian Çani ndërsa Rama tha se do të “thoshte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”.
“E kam takuar për herë të parë në fushtën për Tiranën në vitin 2003. Kur u zgjodha kryetar i PS-së më ka dërguar një email me disa ide për ringritjen e Partisë Socialiste. A e ndihmoi Gramoz Ruçi në ringritjen brenda PS-së? Gramoz Ruçi është zero krenarist.
Për arrestimin e babait të tij. Nuk më ka kërkuar asgjë. As në atë rast.
Çdo berr varet nga këmbët e veta. Çdo burrë varet nga vendimet dhe veprimet e veta. Djali nuk mban përgjegjësi për babain dhe as e kundërta. Por edhe nëse do të ishte dënuar dënuar babai nuk do fajësoja të birin.
E ngushëllova për tritolin në farmacinë e të atit.
Janë nxjerrë 6 urdhër-arreste. Falë gjykatës nuk u provua akti terrorist.
A ka përgjuar Tahiri në rastin e IMSI-Catcher? Tahiri nuk është skuth. Kush e akuzon atë për përgjime të paligjshme duhet të jetë skuth për vete”, – tha Rama.