Daçiq: Shtetet e mëdha e përkrahën pavarësinë e Kosovës për interes

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas shpalljes së pavarësisë nga Katalonia, duke e krahasuar përsëri me rastin e Kosovës.

Sipas tij, Katalonia dhe Kosova janë raste të njejta, por shtetet e mëdha kanë përdorur standarde të dyfishta në këto dy raste.

“Është rruga e njejtë e Kosovës dhe Katalonisë, problemi i vetëm është se në këtë rast fuqitë e mëdha nuk po e mbështetsin Kataloninë, e në rastin e Kosovës ata kanë pasur interesa të ndryshëm. Kjo çështje nuk duhet të bazohet te çfarë pëlqejnë shtetet e mëdha, por te e drejta ndërkombëtare”, ka thënë ministri serb, transmeton lajmi.net

Ai tha se Serbia do të jetë kundër ndarjes së Spanjës, dhe theksoi se është akt i njëanshëm pavarësia nga shteti katalanas.

“Ndryshe nga sa reaguan vendet e tjera në shpalljen e njënahsme të pavarësisë së Kosovës, Serbia është parimore dhe nuk pranon akte të njënashme kudo në botë, përfshirë edhe Kataloninë”, deklaroi Daçiq.

Ndryshe Katalonia shpalli dje pavarësinë, pas referendumit ku mbi 90% e qytetarëve kishin votuar për ndarjen nga Spanja.

Pavarësisht shumë zërvae që e krahasonin Kosovën me Kataloninë, Bashkimi Evropian vazhdimisht ka theksuar se Kosova ishte rast “sui genersis”. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme