“Faktori ndërkombëtarë mund të na shpëtojë nga Beogradi dhe Moska, por jo edhe nga vetvetja. Ne do të jemi edhe më të ashpër dhe radikal në të ardhmen për ndalen e marrëveshjeve”, kështu ka dekluar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në emisionin Rubikon, transmeton portali Sakte.net
Kurti nuk ka shpalosur idetë që ai i ka cilësuar si më radikale ngaqë ka thënë se nuk dëshiron që këtë plan ta kuptojë qeveria e Kosovës, si dhe i ka ftuar për bashkëngjitje në rezistencë AAK-në dhe NISMËN. Ai ka thënë se do të mbrohen në të ardhmen në rast të sulmit nga forcat e rendit. “Nuk do ti presim me lule”, ka thënë Kurti./Sakte.net