Ja se çfarë mendon Albin Kurti për ngjarjet në Turqi, Erdoganin dhe Davutoglun

Albin Kurti ka analizuar situatën në Turqi, pas tentativës së grusht shtetit. I ftuar në emisionin Rubikon/KTV, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se ajo që po ndodh në shtetin turk është një refleksion i momentit të ndarjes së presidentit aktual turk, Rexhep Tajip Erdogan nga ish kryeministri Ahmet Davutoglu, transmeton Sakte.net
“Me aq sa kam mundur të lexojë, edhe lajme, edhe opinione, edhe ese, unë besojë që një moment shumë i rëndësishëm në historinë e Turqisë është ndarja e Erdoganit prej Davutoglut. Davutoglu e ka teoritizuar(vënë në teori) atë që e kishte nisur kryeministri paraprak, Turgut Ozal, pra idenë e neo otomanizmit, ndoshta edhe të krijimit të një valute të përbashkët në vendet turkofone me ç’rast do të kishin zero probleme me fqinjët siç pat thënë Davutoglu. Mirëpo, me dorëheqjen e Davutoglus nga pozita e kryeministrit mendoj që në Turqi ka nisur një epokë e re në të cilën Erdogani po orvatet të bëhet Ataturku i ri. Jo Ataturku për nga ideologjia, por Ataturku për nga raporti me pushtetin. Dhe me këtë rast kemi një lloj zbapsje të Turqisë nga ideja për ta zgjeruar shtetin tek qëllimi për ta rritur pushtetin”, ka deklaruar Albin Kurti, raporton portali Sakte.net
Sipas ish liderit të Vetëvendosjes, Turqia po bëhet një vend klasik i shtetit – komb dhe Erdogani një president i cili do ta rrisë edhe më tutje sundimin e tij. Sa i përket presidentit turk, Kurti ka thënë se mendon se Erdogan është një autokrat sikurse të gjithë liderët në lindje që po shtohen me shumicë.
“Besojë se sjellja e tij ndaj kurdëve, pa takt, në njërën anë dhe këto pasojat tash të këtij puçit të dështuar me arrestime, përjashtime shumëshifrore gjithnjë e më shumë po e etabolojnë në atë pozitë (autokratit)”, ka thënë Kurti.
“Mendoj se ky kalimi prej Davutoglus tek Erdogani në kuptimin konceptual të politikës është më i rëndësishëm sesa ky puçi i dështuar. Kishte teza që puçi ishte amatoresk, kishte edhe teza të tilla. Dhe filloi në orët e mbrëmjes e jo në orët e hershme të mëngjesit qysh ndodhin puçet zakonisht sepse nëse ka ndonjë shtet përvojë me puçe, është pikërisht Turqia. Por, është edhe një tezë tjetër që ka rrjedhur informacioni prej puçistëve dhe Erdogani është larguar nga hoteli 20 minuta paraprakisht dhe më pastaj kjo ua ka djegur kartën atyre. Unë besojë që kjo tezë është më e besueshme, sepse ky e ka paralajmëuar krizën e përzgjedhjes së prokurorëve dhe gjykatësve të rinj, e ndryshimeve të mëdha kadrovike në sistemin e drejtësisë dhe dihej që tash do të mund të pritej dicka e tillë. Mirëpo, besojë që e ka djegur kartën e puçit dhe për mua dy momente janë vendimtare për dështimin e puçit: kur Erdogani shpëton nga arrestimi ta zëmë në njërën anë dhe kur komandanti i përgjithshëm i ushtrisë turke nuk pozicionohet politikisht në anën e puçistëve. Këto janë dy elementet thelbësore që e treguan qartë se nuk do të ketë sukses një puç i tillë”, ka shfaqur hipotezat e tij Albin Kurti.
I pyetur lidhur me deklarimet e kryeministrit Rama dhe epitetin “vëlla” për popullin turk, Kurti ka thënë se ai i përket kastës së politikanëve që preferojnë që në marrëdhëniet ndërkombëtare të përdoren shprehjet partneritet dhe aleancë.
“Unë besojë që ka vend edhe për partneritet edhe për aleancë me Turqinë. Kemi ca armiq të përbashkët në rrethinë. Mund të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, por më mirë do të ishte që kompanitë turke të vijnë në Kosovë dhe të investojnë në prodhim. E jo vetëm në asfalt ose në këto privatizimet e shpejta”, ka deklaruar Kurti./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme