Sulmuesi i dyshur i New Yorkut akuzohet për terrorizëm

Emigrant uzbek, Sayfullo Saipov, 29 vjeçar është akuzuar nga prokurorët amerikanë për terrorizëm

29 vjeçari akuzohet për shkaktimin e vdekjes së të paktën tetë personave të martën në New York duke i goditur me  kamion.

Ndaj tij rëndojnë akuzat edhe për sigurimin e mbështetjes materiale dhe burimeve për grupin e Shtetit Islamik (ISIS), raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai u qëllua dhe u plagos nga policia në vendin e sulmit dhe u trajtua në spital

Prokurorët thonë se Saipov foli lirshëm ndaj tyre, duke hequr dorë nga e drejta e tij për të shmangur vetë-inkriminimin gjatë kohës së paraburgimit.

Presidenti i SHBA Donald Trump shkroi në Tëitter se ai duhet të marrë dënimin me vdekje. Akuzat e ngritura kundër 29 vjeçarit janë federale, që do të thotë se qeveria mund të anashkalojë ndalimin e shtetit të Neë Yorkut  për dënimin me vdekje, transmeton Klan Kosova.

Një person i dytë që është poashtu uzbek, i kërkuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me sulmet, është gjetur, thonë hetuesit amerikanë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme