Ahmeti kritikon LDK-në për bllokada ndaj tij

Kryetari i Prishtinës dhe kandidati i Vetëvendosjes për një mandat të dytë, Shpend Ahmeti, në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se puna e tij në mandatin e parë ishte bllokuar shumë herë nga LDK-ja.

Duke folur në Interaktiv të KTV-së, për balotazhin me Arban Abrashin e LDK-së, Ahmeti ka thënë se qytetarët më 19 nëntor do të duhet të zgjedhin mes një qeverisje të së kaluarës dhe të të tashmes.

Ai ka thënë se LDK-ja me njerëzit e vet e ka penguar në prioritetin për pastrimin, për trafikun urban dhe në disa projekte të tjera.

Ahmeti ka bërë të ditur se ndër prioritetet kryesore mbetet pastrimi. Për këtë ka treguar se në të ardhmen është planifikuar që të ndryshojë mënyra e grumbullimit të parave nga qytetarët. “Prishtinasit do të paguajnë tarifën e njëjtë për mbeturina, por në komunë dhe jo në kompani. Kjo na jep lirinë që të kontraktojmë kompaninë që vlerësohet në bazë të punës së saj. Do t’i zgjerojmë listat dhe do të hyjnë në kontrata lagjet që s’kanë qenë më parë”, ka thënë ai duke shtuar se pastrimin e qytetit e ka bllokuar drejtori i Pastrimit, Feim Salihu.

Sipas Ahmetit, ish-ministri Avdullah Hoti, e ka vonuar projektin e autobusëve të rinj në kryeqytet. “Sikur të kishim një ministër të mirë që do të nënshkruante atë projekt, autobusët e rinj do të vinin shumë më moti”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se nuk ka arritur të përmbushë premtimin për një banesë për punëtorët e sektorit publik në Kodrën e Trimave. Sipas tij, fajtor ishte Halim Halimi, kryetar i Kuvendit komunal që me votën e tij nuk lejoi kuvendin të miratonte këtë projekt. Ai ka bërë të ditur se ky projekt mundëson që punëtorët me pagë të ulët do të mund të marrin banesa me kosto mujore të ulët, dhe pas dhjetë vjetëve në punën e tyre do të mund të marrin banesat në emër të tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme