Sakte.net / e Hënë 19 Shtator / 09:54
Partia CDU e kancelares gjermane Angela Merkel, ka pësuar humbje historike në Berlin në zgjedhjet shtetërore, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ajo është përjashtuar nga koalicioni qeverisës me Social Demokratët e qendrës së majtë.
Në anën tjetër, partia e djathtë anti-emigrante, Alternative for Germany (AfD), ka fituar dukshëm vota dhe do të hyjë në parlament.
Popullariteti i Merkel ka pësuar rënie pas vendimit që mori vitin e kaluar, duke pranuar më shumë se një milion emigrantë në Gjermani.
DCU-ja ka fituar 17.5% të votave, rezultati më i dobët ndonjëherë në Berlin.