Ai ka thënë se çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet.
“Bashkëndjejë me familjarë, miq, e kolegë të familjes Dehari e poashtu edhe qytetarë të cilët po protestojnë sot në kërkim të ndriçimit të rastit Dehari. Si Kryeministër, zotohem se Qeveria e Kosovës me kapacitetet e saj do të bëjë gjithçka që ky rast të ndriçohet. Çdo kërkesë e familjes Dehari do të realizohet. Drejtësia për Astritin do të ndodhë!”, ka shkruar në facebook Haradinaj.
Ndryshe aktivistë të VV-së sulmuan me gurë e ngjyrë objektin e qeverisë. /Lajmi.net/