Aktivistë të Vetëvendosjes kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe objektin e Qeverisë së Kosovës në 1-vjetorin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Pas një marshi të mbajtur nga Vetëvendosje, ku kërkohej drejtësi për Deharin, vdekja e të cilit nuk është zbardhur ende, disa aktivistë në mënyrë simbolike kanë hedhur ngjyrë të kuqe drejt Qeverisë.
Por kjo gjë është ndaluar nga policët e Kosovës, të cilët edhe janë përplasur me disa prej tyre.
Situata është vënë nën kontroll edhe nga aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes, të cilët i kanë ndalur bashkëaktivistët e tyre, përderisa gjuanin drejt objektit të Qeverisë.
Ata kanë vazhduar të brohorasin parulla si “pa drejtësi, nuk ka qetësi”, “drejtësi, drejtësi, drejtësi për Astritin”, etj. /Periskopi/