Bërnabiq: Me Ramën kemi mospajtime të mëdha për Kosovën, por dialogu duhet të vazhdojë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha sot se Serbia dhe Shqipëria në Konferencën Botërore të Politikave në Marok dërguan një mesazh të rëndësishëm se edhe pse mes tyre ka mosmarrëveshje të plotë rreth pavarësisë së Kosovës, nuk duhet të mbyllen dyert për dialog në sfera të tjera.

“Shembulli i kontradiktave dhe mospajtime në lidhje me çështje të tilla të rëndësishme dhe të pazgjidhura, të cilat janë kryesisht dhe çështje emocionale, nuk duhet të mbyllin të gjitha dyert për dialog në sferat e tjera dhe se ky ishte mesazhi kryesor pozitiv për panelet tona dhe i tërë konferencës” , tha Bërnabiq, në ditën e fundit të vizitës në Marok, raporton “Tanjugu”, përcjell Telegrafi.

Ajo shprehu kënaqësinë që ajo me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, praktikisht e hapi konferencën, me panelin e parë të përbashkët.

“Ne kemi konstatuar se kemi një çështje të madhe të hapur, e kjo është e ashtuquajtura Republika e Kosovës, pavarësia e shpallur njëanshëm e Kosovës dhe këtu kemi një mospajtim të plotë. Ajo që ishte e mirë dhe që ne kemi treguar në këtë panel ishte se edhe nëse keni çështje të mëdha politike të hapura, duhet të ketë dialog, sepse dialogu është e vetmja mënyrë që ta bëjmë rajonin më të qëndrueshëm “, tha kryeministrja serbe.

Sipas saj, stabiliteti i rajonit është një parakusht për prosperitetin ekonomik, politik dhe social të të gjitha vendeve në rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme