Ambasadori rus në Beograd: Sipas ligjeve ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Cepurin po pretendon se sipas ligjeve ndërkombëtare Kosova është pjesë e Serbisë.

 

Këto deklarime Cepurin i ka bërë në një intervistë për gazetën ruse “Sputnik”.

“Për çështjet e rëndësishme Rusia dhe Serbia kanë interesa të përbashkëta. Sa i përket Kosovës, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë, dhe ne e mbështesim integritetin serb”, tha Cepurin, transmeton lajmi.net

Fokusin kryesor në intervistë, ambasadori rus e pati te deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Yee, i cili tha se Serbia nuk duhet të ulet në dy karrige, duke aluduar te BE-ja dhe Rusia.

Cepurin ka thënë se deklaratës së Yee nuk duhet kushtuar shumë rëndësi.

Sipas tij, deklarata e Hoyt Yee është ekzagjeruar në masë të madhe.

“Një vizitë diplomatike është e ministrit, kryeministrit apo presidentit. Vizita e Yee nuk mund të karakteriziohet si vizitë zyrtare, por udhëtim apo udhëtim pune”, tha me ironi Cepurin.

Ambasadorui rus tutje pretendon se qëndrimi i zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan, nuk e ëprfaqëson qëndrimin zyrtar të shtetit të Amerikës.

Cepurin deklaroi se Amerika nuk duhet të sillet sikur të ishte pjesë e Bashkimit Evropian.

“Përshtypja është se Amerika është përfaqësuese e BE-së, por situata nuk është krejt e qartë. SHBA është jashtë Bashkimit Evropian. Ne dhe shumë vende tjera kemi punuar dhe bashkëpunuar për të mirën e BE-së”, deklaroi ambasdaori rus.

Alexander Ceuprin tutje foli edhe për forcimin e marrëdhënieve ruso-serbe, rritjen e investimeve, dhe integrimin e shteti serb.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme