Veseli takohet me homologun shqiptar: Me Shqipërinë në BE si dy shtete të pavarura

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë. Ai është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka thënë se Kosova duhet të punoj në drejtim të zhbllokimi të liberalizimit të vizave.

Ruçi ka thënë se Kosova ka mbetur i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash.

“Të mos humbasin mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë si SHBA dhe Bashkimi Evropian dhe ky problem të zgjidhet sa më shpejt sepse ky do të sjell pasoja në regjimin e vizave që për fat të keq ka mbetur i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk është bërë liberalizimi i vizave. Ne do të jemi gjithmonë në komunikim që këto vizita të jenë për të zgjidhur hallet, problemet që kanë qytetarët e Kosovës në raport me shtetin shqiptar dhe anasjelltas”, ka deklaruar Ruçi.

Ndërsa, Veseli gjatë kësaj konference ka thënë se, në Bashkimin Evropian të dy vendet do të jenë si dy shtete të pavarura.

“Ne po punojmë fuqishëm në intensifikimin e raporteve tona integruese mes dy vendeve tona. Jemi krenar me përparimet që jemi duke arritur, do të qëndrojmë sa më pranë njëra-tjetrës si shtete të pavarura në qëllimin përbashkët për BE. Ka edhe shumë gjëra për të cilat jemi në fazën e intensifikimit të raporteve tona. Asgjë nuk na ndan, çdo gjë na bashkon, ajo që na bashkon më së shumti është BE ku do të jemi si dy shtete të pavarura”, ka thënë Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme