Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtri, i cili po synon të udhëheq me këtë komunë edhe për katër vjet, ka shtruar asfalt edhe gjatë fushatës zgjedhore. Madje deri në oborre të shtëpive.
Bahtiri asfaltin ua ka afruar deri të dera banorëve të fshatrave Kqiq, Rekë, Bajr dhe Stantërg. Kjo shihet edhe në disa foto që kanë dërguar qytetarët në adresë të Gazetës Fjala.
Këto veprime të Bahtirit kualifikohen si vepër penale, pra keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe sanksionohen me kodin penal “Neni 422 i Kodit Penal te RKS, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtare” thuhet në kodin penal të Kosovës.
Më poshtë Gazeta Fjala sjell dhjetëra foto që dëshmojë se si është shtuar ky asfalt.