Hoyt Yee kërkon përshpejtim të dialogut Kosovë-Serbi

Mesazhi për Serbinë të mos ulet në dy karrige ka qenë këshillë dhe jo ultimatum, ka thënë zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee, transmeton Koha.net raportimin e Zërit të Amerikës.

Hoyt Yee kështu tha në takimin për Ballkanin në Qendrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Uashington.

Ai ka saktësuar se këtë e kishte thënë në kontekstin e përparimit të Serbisë në rrugën e aderimit në Bashkimin Europian.

Ai megjithatë ka theksuar se Rusia – në njërën anë, dhe SHBA e BE – në anën tjetër, kanë vizione krejtësisht të kundërta për rajonin.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, duke folur për Kosovën, rikujtoi nismën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm mbi Kosovën, dhe shtoi se përveç dialogut të brendshëm duhet të zhvillohet edhe dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës, madje shumë më shpejt se që po zhvillohet tani, – transmeton Koha.net.

“Edhe kjo është këshillë dhe jo ultimatum dhe për këtë vendimin përfundimtar do ta marrin qeveritë në Beograd e Prishtinë”, është shprehur Brian Hoyt Yee.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq pas takimit me zyrtarin amerikan Brian Hoyt Yee në Beograd kishte deklaruar se midis tyre “Nuk ka pasur shprehje të paedukatë, por temë kryesore kanë qenë Kosova dhe Rusia. Amerika mbështet pavarësinë e Republikës së Kosovës. Më tha: Nuk guxoni të prekni integritetin territorial të Kosovës. Iu përgjigja: E ju mund prekët integritetin territorial të Serbsë nëntë vjet më parë. Këtë ia thashë në fytyrë”.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme