Duncan në Kosovë: Po largohemi nga BE-ja, por nuk po e braktisim Evropën

Britania e Madhe e mbështetë Kosovën në procesin e saj integrues në Bashkimin Evropian, pavarësisht përcaktimit dhe vendimit të autoriteteve britanike për të braktisur BE-në.

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, është pritur sot në takime të ndara nga udhëheqësit e lartë të Kosovës, përkatësisht nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Duncan tha se po realizon këtë turne diplomatike në kohën kur Mbretëria e Bashkuar po del nga Bashkimi Evropian. Por, ai tha se largimi nga BE-ja, nuk e mbanë Britaninë e Madhe larg bashkëpunimit global.

“Ne po largohemi nga Bashkimi Evropian, por nuk po e braktisim Evropën dhe nuk po braktisim botën”, tha ai. Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar mbetet ajo që ishte, me ndikim global dhe e angazhuar që të përfshihet në të gjitha marrëveshjet globale tregtare dhe marrëveshjet tjera të bashkëpunimit në nivel botëror.

Ndërkohë, kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dimensione të reja të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve reciproke, duke e falënderuar ministrin britanik për mbështetjen që Londra i jep shtetit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme