Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren pasi u është gjetur rreth një kilogram marihuanë.
Përmes një njoftimi për media policia ka treguar se të arrestuar janë:
F. M. viti i lindjes 1997, m/sh/k
R. K. viti i lindjes 1988, m/sh/k
Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me marihuanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë.
Si prova materiale lidhur me rastin, janë konfiskuar dëshmitë e lartcekura duke përfshirë edhe një video-incizim të cilën e keni në vijim:
Në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Për një javë Policia e Kosovës në luftën ndaj trafikimit me narkotikë ka konfiskuar mbi 199 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe janë arrestuar 31 persona.
© KOHA