Mushkolaj: Thaçi e ka personale çështjen e demarkacionit, PDK s’e do rrëzimin e qeverisë

Kosova nënshkroi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, më 26 gusht të viti 2015.

Tash e më shumë se dy vite, çështja e demarkacionit mbetet çështja më problematike në vend, ku fillimisht opozita e atëhershme që përfshinte edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinajn, nuk pajtoheshin me versionin e nënshkruar, e tani si shef ekzekutiv Haradinaj vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim.

Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhje nacionale, zhurmën më të madhe e kishte për demarkacionin,  e gati në çdo aktivitet të fushatës tha se “ky version i demarkacionit nuk do të kalojë”, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, marrëveshja e demarkacionit u nënshkruar, nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, i asaj kohe, Hashim Thaçi, tani president që po insiston që demarkacioni të kalojë sa më shpejtë dhe qytetarët e Kosovës të marrin vizat.

Të njëjtën gjë po e kërkojnë edhe disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo që është në bashkëqeverisje me Haradinajn, e të njëjtën gjë po e kërkojnë edhe disa ministra.

Mirëpo, Haradinajt nuk po i bëhet vonë, ai tani po pret nga Komisioni për demarkacion të përfundoj gjetjet e tyre e më pas analizohen ato.

Se a mund të jetë kjo çështje pikërisht ajo që mund t’i jap fund Qeverisë Haradinaj? Jo, tha analisti i çështjeve politike për lajmi.net, Imer Mushkolaj.

Sipas Mushkolajt, presidenti Thaçi e ka personale çështjen e demarkacioni, për shkak që ai nënshkroi marrëveshjen në Vjenë.

“Nuk e besojnë që mundet të shkaktojë aq tronditje sa që të rrëzojë qeverinë. Duhet me kuptu se Presidenti e ka jashtëzakonisht personale këtë çështjen e kërkesës që të kalojë demarkacioni për shkak të nënshkrimit që e ka dhënë në Vjenë, natyrisht që i intereson që të kalojë sa më shpejtë”, është shprehur Mushkolaj.

Më teje, analisti thotë se Thaçi e dinë që kjo nuk është e mundur të paktën jo me ketë konstalacion politik aktual që ekziston në Kuvendin e Kosovës.

“Ne e dimë kundërshtimin që e ka pasur zotëri Haradinaj, edhe natyrisht është duke u përpjekur t’i jep një zgjidhje kësaj çështjeje. Besoj se procesi do të nisë edhe një herë nga fillimi, sepse versioni aktual do të rrëzohet në Kuvend dhe kjo është ajo çka mund të ndodh”, tha ndër tjera ai.

Mirëpo, Mushkolaj mendon se PDK-ja nuk është e interesuar që rastin e demarkacionit ta përdor për të rrezuar qeverinë, ai thotë, se është në interes të PDK-së të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë.

“Nuk mendoj që PDK-ja është e interesuar që tani ta shfrytëzojë rastin e demarkacionit  që ta rrezojë Qeverinë dhe të shkohet në zgjedhje. Është në interesin e PDK-së që të vazhdojë të jetë në qeveri, por natyrisht që të gjendet ndonjë kompromis i kënaqshëm edhe për PDK-në”, tha Mushkolaj. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme