Veriu, i privilegjuar

Shqiptarët e lagjeve veriore të Mitrovicës dhe të komunave tjera të veriut të Kosovës janë të barabartë me serbët vetëm me mospagesë të rrymës dhe të shpenzimeve të ujit.

Në të gjitha segmentet tjera ata janë të diskriminuar, shkruan sot Gazeta Zëri.

Shteti i Kosovës nuk ka arritur që ta shtrijë autoritetin e vet në pjesën veriore edhe sa i përket faturimit për harxhime të energjisë elektrike dhe për ujin e pijes.

Faturat e energjisë elektrike që ata i shpenzojnë në bazë të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike u ndahen të gjithë qytetarëve të Kosovës nëpër faturat mujore të energjisë elektrike, derisa faturat e ujit që ata i shpenzojnë është duke i paguar Qeveria e Kosovës.

Avokati i Popullit, Ilmi Jashari, ka kërkuar që paratë e paguara për rrymën e serbëve t’u kthehen qytetarëve shqiptarë të jugut të vendit pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës për shfuqizimin e vendimit, që ka detyruar qytetarët e jugut ta paguajnë haraçin për qytetarët e veriut, shkruan tutje Zëri.

Në këtë mënyrë përfundimisht është pezulluar vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, i cili i detyronte qytetarët që nëpërmjet faturave të energjisë të paguajnë për rrymën që nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit. Këtë vendim e ka marrë edhe Gjykata e Apelit, pas asaj të Themelores, pas ankesës së bërë nga avokati i Popullit, Ilmi Jashari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme