Nesër afati i fundit për pagesa të veteranëve, ose vazhdohet me protesta

Kryetari i Organizatës për Veteranët e Luftës, Hysni Gucati në një prononcim për Gazeta Blic ka bërë të ditur se në takimin e djeshëm që ka pasur me kryeministrin Haradinaj ju është konfirmuar se nesër do të dalin pagat për veteranët.

Gucati tha se mbrëmë është takuar me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, ku dhe ka marrë premtimin se nesër do të dalin pagat për veteranët.

”Mbrëmë kam pasur takim unë me kryeministrin, edhe pagat dalin nesër.”, tha ai për Blic.

Krejt kjo, thotë Gucati varet nga qeveria. Ai nuk thotë asgjë sigurt, pasi çdo që mbetet në dorën e tyre.

”Sipas Qeverisë, jo sipas meje. Ne kemi qenë në takim me të. Unë nuk guxoj me thanë asgjë sigurt, mirëpo sipas kryeministrit pagat dalin nesër.”, pohoi ai.

Në rast se pagat për veteranët nuk dalin nesër, kreu i OVL-së tha se ditën e martë nga ora 12:00 do të mbajnë edhe protestë.

”Në rast se nuk dalin pagat në ditën e martë është protesta në ora 12:00.”, tha për fund Gucati./GazetaBlic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme